Ish-këshilltari i Thaçit: Specialja duhet ta mbyllë zyrën në Beograd dhe t’i shpallë të pavlefshme dëshmitë e Serbisë
Artan Behrami, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka vlerësuar se sulmi terrorist në Banjskë duhet ta prekë edhe Gjykatën Speciale.
Ai ka kërkuar që të mbyllet zyra e Speciales në Beograd.
Behrami ka shkruar në “Facebook” se kjo gjykatë duhet të marrë vendim që t’i shpallë të pavlefshme të gjitha dokumentet, informacionet dhe dëshmitarët e rekrutuar nga Serbia.
“Gjykata Speciale duhet ta mbyllë zyrën e saj në Beograd. Ndërsa, trupi gjykues i Dhomave të Specializuara duhet të marrë vendim që t’i shpallë të pavlefshme të gjitha dokumentet, informacionet dhe dëshmitarët e rekrutuar nga Serbia. Krijimi i një bilanci artificial ndërmjet Serbisë fashiste, tashmë zyrtarisht sponsorizuese e terrorizmit, si dhe Kosovës si modele e respektimit të drejtave të njeriut, duhet të ndalet!”, ka shkruar Behrami.