Ish-këshilltari i Thaçit: Tash e dy vjet Osmani e Kurti kanë suspenduar politikën e jashtme
16 nëntor 2022
| 12:30
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami, ka thënë se tash e dy vjet presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti kanë suspenduar politikën e jashtme.
Sipas tij, dëmet që ka shkaktuar ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla Schwarz, janë pothuajse të pariparueshme.
“Çdo ditë e saj në MPJ është çdo ditë disfatë për Kosovën, është çdo ditë fitore për kundërshtarët tanë!”, ka shkruar Behrami në “Facebook”.