Ish-këshilltari i Thaçit thotë se Konjufca do të jetë viktima e radhës e Kurtit

22 janar 2021 | 13:10

Adil Behramaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit, ka thënë se ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës e Albin Kurtit.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se Glauk Konjufca e ka nisur fushatën publike sipas tij, të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij.

“Ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit. Konjufca e ka nisur fushatën publike të besnikërisë nga frika e ‘gijotinës’ së tij. Kriter i vetëm i besnikërisë aty janë sulmet dhe kërcënimet e institucioneve shtetërore, si rrugë e duhur për Krejt dhe Drejt vetëvendosjes. Kudo në botë, ndër të tjera, institucionet ua ruajnë qytetarëve të tyre edhe njerëzillëkun. Ato nuk kanë sesi të mbrohen vetë, por duhet të mbrohen, po ashtu, nga vetë njerëzit!”, ka shkruar Behramaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, tha se synon…