Ish-këshilltari i Trumpit përgëzon Kosovën për listën terroriste
02 tetor 2019
| 16:25
John Bolton, ish-këshilltar për Siguri Kombëtare i presidentit amerikan, Donald Trump, ka përgëzuar Kosovën për radhitjen e disa organizatave në listën terroriste.
Në veçanti Boltoni ka përshëndetur vendimin për futjen në këtë listë të organizatës iraniane Hezbollah.
“ShBA-të përgëzojnë Kosovën për përcaktimin e Hizballah-ut si organizatë terroriste. Kjo organizatë terroriste iraniane vazhdon të kërcënojë stabilitetin në Lindjen e Mesme dhe në të gjithë botën. Bota po njeh sponsorizimin terrorist të Iranit dhe emërtimin e përfituesit kryesor të tij: Hizballah-ut” ka shkruar Bolton në llogarinë e vet në “Twitter”.