Ish-këshilltari i UNMIK pohon se Hashim Thaçi bënte thirrje për një Kosovë multietnike

20 janar 2025 | 16:50

Ish-këshilltari juridik i UNMIK-ut në Kosovë, Hansjeorg Strohmeyer, ka deklaruar se është në dijeni që Hashim Thaçi si përfaqësues i UÇK-së në Qeverinë e Përkohshme, ka bërë thirrje për një Kosovë multientike.

“Jam në dijeni që kanë ndodhur deklaratat të tilla dhe ne ia kemi kërku ndonjëherë atij ta bënte këtë gjë”, ka thënë dëshmitari.

Ai ka thënë se edhe në rastet e tjera, Thaçi ka luajtur rol të dobishëm në ç’tensionimin e situatave, sidomos për periudha afatshkurta.

“Ai edhe në raste të tjera ka bërë thirrje të tilla dhe është shembull se si ai ka luajtur një rol shumë të dobishëm, shumë të frytshëm për zgjidhjen e situatave të tilla sidomos në periudha afatshkurta”, ka thënë dëshmitari.

Strohmeyer ka theksuar se në deklaratën e tij nuk flet për një politikë që ka synim veprimet kundër serbëve.

“Në gjithë deklaratën time unë nuk besoj që flas për një politikë të përgjithshme sepse politika në vetvete është një vendim shumë i synuar ose i qëllimshëm që shkon në drejtim të caktuar. Megjithatë, mund të ketë sjellje që bën të mundur ose i lejon akteve të caktuara që të shkojnë në përmbushjen e një politike të caktuar. Domethënë, ajo se çfarë po përpiqem të them është se mund të ketë një dallim në mes asaj që deklaron gjenerali Jackson nga përshtypjet që më janë krijuar mua gjatë kohës që kam qenë atë”, ka thënë ai. /BetimipërDrejtësi

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dani Olmo do të mungojë të martën në ndeshjen e…