Ndaj, Thaçit rëndon akuza “për përpjekje të paligjshme për të ndikuar në dëshmitë e dëshmitarëve në gjykimin e krimeve të luftës, Thaçi dhe të tjerët”.
Ndërkohë, sipas kushtetueses në nenin 401 kushdo që me focë apo kanosje serioze, pengon ose tenton të pengojë personin zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare ose duke përdorur mjetet e njëjta e detyron atë të kryejë detyrën zyrtare, dënohet me burgim prej 3 muaj deri në tre vite.
Lidhur me këtë çështje ish – Këshilltari politik i presidentit Thaçi, Adil Behramaj për TV Arbëria ka thënë se aktakuza e re kinse për tentim të pengimit të drejtësisë është një aktakuzë për tentim njollosjen e presidentit Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të krijuar justifikim për dështimin katërvejçar në aktakuzën e parë.
Në këtë rast Adil Behramaj përgjigjet si ish – këshilltari politik i presidentit Thaçi, derisa thotë se nëse paska pasur tentime për ta penguar drejtësinë nga brenda objektit që vetë e administrojnë, atëherë pse nuk ndërmorën masa menjëherë, por monitoruan e përgjuan dhe pas 1 viti ngritën aktakuzë.
“Aktakuza e re kinse për tentim të pengimit të drejtësisë është një aktakuzë për tentim njollosjen e presidentit Thaçi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të krijuar alibi dhe justifikim për dështimin katërvjeçar në aktakuzën e parë. Nëse paska pasur tentime për ta penguar drejtësinë nga brenda objektit që vetë e administrojnë, atëherë pse nuk ndërmorën masa menjëherë, por monitoruan e përgjuan dhe pas 1 viti ngritën aktakuzë“, është shprehur ai.
Tutje, Behramaj konstaton se prentendimet e tyre i sheh më shumë si interpretime jashtë kontekstit të bisedave miqësore.
“Pretendimet e tyre i shoh më shumë si interpretime jashtë kontekstit të bisedave miqësore. Unë edhe vetë kam rast të hapur dhe jam bastisur prej Prokurorisë së Hagës. Me urdhëresa të kundërligjshme m’i kanë shkelur të drejtat. I kam ndjekur proceduralisht dhe është konfirmuar shkelja e të drejtave të mia, por fatkeqësisht lënda ime vazhdon të mbahet konfidenciale dhe nuk mund të flasë më shumë rreth saj.”
Po ashtu ish – këshilltari politik ka kujtuar ditën kur presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje dhe është nisur drejt Hagës, derisa thotë se të tjerët kanë festuar, prandaj, edhe nuk priten reagime prej tyre deri sa kryeministri Kurti edhe katër vjet pas vazhdon ta sulmojë politikisht presidentin Thaçi.
“Në ditën që presidenti Thaçi ka dhënë dorëheqje dhe është nisur drejt Hagës, figurat kryesore të këtij pushteti që më pas u pozicionuan nëpër Qeveri dhe Presidencë kanë festuar. Prandaj, nuk priten reagime prej tyre deri sa kryeministri Kurti edhe katër vjet pas vazhdon ta sulmojë politikisht presidentin Thaçi”.
Sipas tij, mosreagimi i kryeministrit Kurti tregon mjaftueshëm që kemi të bjmë me një një kryeministër që nuk ka fije etike dhe është tërësisht i pandërgjegjshëm dhe i papërgjegjshëm.
“Kjo tregon mjaftueshëm që kemi të bëjmë me një kryeministër që nuk ka fije etike dhe është tërësisht i pandërgjegjshëm dhe i papërgjegjshëm. Ndërsa, Kuvendi i Kosovës mund të ndërmarrë veprime si institucion ligjvënës i zgjedhur drejtpërdrejtë nga populli. Deputetët nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues dhe veprimet e tyre janë në vullnetin e tyre”, përfundoi ai për TV Arbëria