Ish-këshilltari: Princ Lekës i gjetëm nuse vajzën e Ibrahim Rugovës, ai ndoqi dashurinë e tij
08 mars 2024
| 10:38
Murat Basha, ish-këshilltar i mbretit Leka Zogu I, ka folur në emisionin e Grida Dumës, moderatore e njohur nga Shqipëria, në lidhje me martesën e princit Leka, që u bë fokus i medieve pas përplasjes verbale e fizike me ish-gruan e tij, Elia Zaharia.
Në emision, Basha ka treguar se kishte një ide që vajza e Ibrahim Rugovës, ish-president i Kosovës, të propozohej për nuse të princit Leka.
“Ideja ishte për vajzën e Ibrahim Rugovës. Por ne nuk ishim në dijeni që Princ Leka kishte një marrëdhënie. Në momentin që kjo marrëdhënie u shpërfaq, u tërhoq ideja dhe unë e kam përgëzuar në atë kohë Princ Lekën, se ai ndoqi zemrën, ndoqi dashurinë e tij”, është shprehur ai.