Ish-koloneli amerikan reagon ndaj mbështetësit të Kurtit i cili kërkoi që SHBA-ja të mos përzihet në Kosovë

20 qershor 2021 | 23:43

Kurt Schlichter, ish-kolonel amerikan i cili ka shërbyer ushtarakisht në Kosovë në kuadër të Operacionit “Liria e Qëndrueshme”, ka reaguar pas shkrimit të mbështetësit të kryeministrit Albin Kurti, Admir Molla, i cili kishte kërkuar nga diplomacia amerikane të mos përzihet në çështjet e Kosovës.

Schlichter, si vazhdimësi e reagimit të dërguesit special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi në Administratën Trump për deklaratat e Mollës, ka thënë se përveç këtij të fundit, ai e ka parë një tendencë miqësie tek të tjerët sa ka shërbyer në Kosovë, shkruan “Gazeta Express”.

“Unë mendoj se populli amerikan ka kontribuar mjaft shpesh për të ndihmuar Kosovën – për të cilën, përveç këtij personi, unë nuk kam përjetuar asgjë tjetër përveç miqësisë së hirshme – që ta ndihmojë atë të arrijë potencialin e plotë të paqes”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në ‘Twitter’, duke bashkëngjitur një fotografi gjatë kohës sa shërbente në Kosovë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stuhia tropikale Claudette ka shkaktuar 12 të vdekur në Alabama…