Ish-koloneli Veseli: ShBA-ja nuk do ta kushtëzojë pavarësinë e Kosovës

24 mars 2025 | 08:39

Ish-koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Afrim Veseli, ka folur lidhur me situatën aktuale në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-n.

Ai tha se edhe pse ka pasur spekulime për një tërheqje të mundshme të forcave ndërkombëtare, deklaratat e Sekretarit të NATO-s tregojnë të kundërtën.

“Jemi në një situatë të paqartë, edhe pse Sekretari i NATO-s ishte shume i qartë, se NATO-ja në Kosovë do qëndrojë me të njëjtin mision si deri më tani. SHBA deri më tani nuk ka dhënë asnjë sinjal të tërheqjes së tyre nga Kosova”, shprehet ai.

Sipas tij, Kosova është një shtet i pavarur dhe me ushtri, falë angazhimit të Amerikës.

\“Kosova ndryshon nga gjithë vendet tjera ku ka prani të ushtrisë amerikane, sepse lufta dhe liria, pavarësia dhe mbështetja mbi 30 vjeçare e SHBA-së, Kosovën e sollën këtu ku jemi, pra shtet të pavarur dhe me ushtri të saj”, tha ai.

Ai gjithashtu ka bërë thirrje për një Qeveri të fortë dhe të qëndrueshme që do të ruajë aleancën me SHBA-në, duke paralajmëruar se arroganca mund të dëmtojnë të ardhmen e Kosovës.

“Ne duhet me urgjencë të formojmë Qeverinë dhe një reflektim i fuqishëm për ta ruajtur aleancën tonë me SHBA. Pa aleancën me SHBA, është e vështir të mendohet e ardhmja. Mendje madhësia dhe arroganca dëmton deri në përmasa dramatike të tanishmen dhe të ardhmen e Republikës sonë”, shprehet Veseli. /Frontonline

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori, publicisti dhe botuesi i gazetës "Epoka e re", Muhamet…