Ish-komandantët e Llapit i reagojnë ‘Remit’: Mos bëj hajgare, Albin Kurti ishte përkthyes

26 maj 2021 | 17:06

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Latif Gashi- “Lata” i ka reaguar ashpër Rrustem Mustafës – “Remi”, i cili ka thënë se Albin Kurti ka qenë bashkëluftëtarët i tij.

Ai ka thënë se Albin Kurti ka qenë përkthyes i Adem Demaçit, dhe asnjëherë s’ka qenë pjesë e luftës.

Për më tepër, Latif Gashi, ka thënë se ajo çfarë ka thënë mbrëmë Rrustem Mustafa është hajgare.

“Përgjigja ime për deklaratën e komandat ‘Remit’ është se mendoj se ka bërë hajgare me panelistë. Ajo çka ka thënë është hajgare. Albin Kurti ka qenë veç përkthyes i Adem Demaçit gjatë luftës edhe në momentin që e ka mbyllë zyrën Adem Demaçi ai nuk ka qenë pjesë e luftës në asnjë zonë. Sa e di unë ai ka thënë ‘se nuk du me luftu’”, ka thënë Gashi.

Një reagim të ashpër e ka shfaqur edhe ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Kadri Kastrati për “Front Online”.

Ai ka thënë se në Zonën Operative të Llapit kurrë nuk ka qenë Albin Kurti i veshur me uniformën e UÇK-së.

Kastrati ka thënë se nga dita e parë e deri në mbarim të luftës ka qenë në vijën e frontit dhe kurrë aty nuk e ka parë Albin Kurtin.

“Unë kam qenë prej ditës së parë dhe deri në fund të luftës pjesë e Zonës Operative të Llapit. Asnjëherë nuk e kam parë Kurtin me uniformë në atë zonë”, ka thënë Kastrati.

Ish-komandanti i UÇK-së për Zonën e Llapit, Rrustem Mustafa – “Remi”, ka befasuar opinionin publik kur mbrëmë në një emision televiziv ka thënë se “Albin Kurtin e ka pasur bashkëluftëtar në UÇK”.

“Po flet ashtu sikur ai e njeh problemin, në vendin tonë nuk ka pasur krime lufte nga çlirimtaret. Unë Albin Kurtin e kam pasur bashkëluftëtar”, është shprehur “Remi”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
David Alaba do të jetë përforcimi i parë i Real…