Ish-komandantët e UÇK-së pinë kafe me përfaqësues të familjes së Jasharëve
Kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, komandanti i FSK-së Rrahman Rama, nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Nuredin Lushtaku, shihen duke pirë kafe në një lokal me Rifat Jasharin dhe Bekim Jasharin, i cili është kryetar i Komunës së Skenderajt, raporton “Epoka e re”.
Më 5, 6 dhe 7 mars po shënohet 21-vjetori i “Epopesë së UÇK-së.
Në nderim të veprës dhe sakrificës sublime të komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të rënëve tjerë të lagjes, përfaqësues të institucioneve të vendit, të shoqatave të dala nga lufta, delegacione komunash dhe qytetarë nga katër anët e shqiptarisë, të mërkurën kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Për nder të 21-vjetorit të “Epopesë së UÇK-së, sot Kuvendi i Kosovës ka mbajtur seancë solemne.
/Epoka e re/