Ish-komandanti amerikan: Vetëm edhe dhjetë ditë Rusia do të sulmojë

18 mars 2022 | 22:54

Ish-komandanti i ushtrisë amerikane në Evropë, Ben Hodges, tha se brenda 10-12 ditësh trupat ruse do të arrijnë kulmin dhe nuk do të jenë më në gjendje ta vazhdojnë sulmin.

Ai beson se rusët do të përpiqen të rrinë në qytetet që kanë pushtuar (qytetet e vogla dhe periferitë) dhe të negociojnë për marrjen e tyre.

Por, sipas tij, Ukraina dhe bota mbarë duhet të kërkojnë nga Rusia që jo vetëm të kthehet në Rusi por, gjithashtu, të largohet edhe nga Krimea dhe Donbasi ukrainas. /S. Z: Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas shumë përpjekeve të Rusisë për t’ia bllokuar shërbimet e…