Ish-komandanti i FSK-së del pozitiv në testin për Covid
18 nëntor 2020
| 11:02
Gjenerallejtënant Kadri Kastrati ka rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.
Ish-komandanti i FSK-së lajmin e ka bërë nëpërmjet llogarisë se vetë në “Facebook”.
“Pas nënshtrimit të kontrollës mjekësore dhe testimit për Covid-19, kam rezultuar pozitiv. Gjatë këtyre ditëve do ju përmbahem këshillave mjekësore, duke qëndruar në shtëpi”, ka shkruar ai.