Ish-komandanti i FSK-së: Ekziston edhe një rrezik tjetër nga Serbia

20 nëntor 2023 | 18:35

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka folur rreth situatës së sigurisë së Kosovë, në veçanti pas agresionit të Serbisë të 24 shtatorit, ku u vra polici Afrim Bunjaku.

Kastrati tha se ekziston edhe një rrezik tjetër nga Serbia.

“Ka paralajmërime, dhe ka veprime që Serbia është duke ndërmarrë për ta ripërtërirë ndoshta jo në grupe siç ka qenë 24 shtatori, por në grupe më të vogla, për ta aktivizuar pjesën ekstreme në veriun e Kosovës dhe për ta ngritur në këmbë një brigadë të cilën ata e quajnë “Brigada Veriore”, tha Kastrati në Info Magazine në Klan Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja Vjosa Osmani ka theksuar se vizita e sekretarit të…