Ish-komandanti i FSK-së uron Sylejman Selimin për ushtrinë
14 dhjetor 2018
| 12:03
Ish-komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Kadri Kastrati, ka uruar popullin e Kosovës për formimin e ushtrisë.
Në profilin e vet në “Facebook” ai ka uruar edhe mikun e tij, ish-komandantin e FSK-së, Sylejman Selimi, i cili aktualisht gjendet në burg.
“Gëzuar populli im; gëzuar miku im Sylejman Selimi; gëzuar ushtarë, eprorë të Ushtrisë së Kosovës. Lavdi dëshmorëve. Na prift e mbara e gëzofshim ushtrinë! Urime!”, ka shkruar Kastrati.
/Epoka e re/