Ish-komandanti i Koshares i bashkohet Kadri Veselit
06 shtator 2019
| 21:33
Ish-pjesëtari i UÇK-së dhe njëherit njëri ndër drejtuesit kryesor të betejës së Koshares, Hisen Berisha, i është bashkuar vizionit të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veselit. Këtë e ka bërë të ditur në një postim në “Facebook” vet kryetari Veseli.
Postimi i Veselit në “Facebook”:
Ish-komandanti i Batalionit I të Brigadës “Agim Ramadani”, Hisen Berisha, nga sot është anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë!