Ish-komandanti i Kosharës, kandidat i AAK-së për kryetar të Pejës

26 qershor 2021 | 22:10

Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, zgjodhi kandidatin për kryetar të Komunës së Pejës në zgjedhjet lokale.

Me votë unanime nga antarët e Këshillit drejtues, nën udhëheqjen e kryetarit të degës Arbër Tolaj, iu dha besimi Rrustem Berishës për t’i hyrë garës në zgjedhjet komunale 2021, të cilat do të mbahen më 17 tetor.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës-dega në Pejë, i uron suksese z.Rrustem Berisha në kandidaturën e tij”, është thënë në njoftimin e kësaj partie në Pejë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Remzi Maksuti do të…