Ish-komandanti i Koshares kujton pishtarin e demokracisë, Azem Hajdarin
Ish-komandanti i Koshares, Hisen Berisha përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka kujtuar heroin e demokracisë, themeluesin e Partisë Demokratike të Shqipërisë, Azem Hajdarin.
Postimi i plotë i Berishës:
Përvjetor lavdie!
8-të Dhjetori – ditëlindja e demokracisë!
Sa herë përmendet shpëtimi i kombit e Shqipërisë nga komunizmi, në mendje vije emri i antikomunistit me të përbetuar Azem Hajdari; sa herë përmendet fjala demokraci, në mendje vije emri i “Pishtarit të demokracisë” – Azem Hajdari.
Edhe kur u organizuam me arme për te luftuar për lirinë, Ti Azem, ishe në rol kyç për organizim dhe veprim. E në Kosharen e Sali Çekut me të cilin koordinuat gjatë, të Agim Ramadanit që të vlerësoi dhe e çmove, e qitem një pushkë edhe për idealet tua të heqjes së kufirit në mes Shqipërisë dhe Kosovës, nën tingujt e këngës himn “Azem ti je i gjallë”, edhe mbi shkronjat SFRJ u vu çizmja e ushtarit te Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës, u vu kjo çizme edhe në emrin e idealit tënd. Nën tingujt e këngës që s’ndalej për t’iu himnizuar dhe deklarimin me tërë potencën e një luftëtari lirie, se në mes shqiptarëve nuk ka me kufi.
Lavdi emrit dhe veprës tënde “Hero i Demokracisë” në Shqipëri!