Ish-komandanti i UÇK-së dhe i FSK-së, Rrahman Rama, do të jetë kandidat për deputet nga radhët e PDK-së

03 nëntor 2024 | 22:47

Një nga kontribuesit më të mëdhenj të luftës çlirimtare në Kosovë, Rrahman Rama, do të jetë pjesë e listës së PDK-së, në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 9 shkurt 2025.

Ish- Komandanti i UÇK-së në Zonën e Shalës, që është edhe anëtar i kryesisë së PDK-së, pritet të kandidojë për deputet në Kuvendin e Kosovës.

Merret vesh se tashmë gjithçka është qartësuar dhe gjeneral Rama do të jetë në listën prej 110 kandidatëve për deputet nga radhët e PDK-së.

Njeriun që, përveç kontributit në themelimin e Ushtrisë së Kosovës, e forcoi edhe FSK-në, tani do ta shohim në petkun e përfaqësuesit të qytetarëve.

E kaluara e lavdishme e Ramës dhe ndihma e madhe gjatë dhe pas luftës ndaj qytetarëve, janë disa nga arsyet që partia i ka kërkuar gjeneralit të futet në listën për deputet.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ylli i Real Madridit dhe i Spanjës, Sergio Ramos, pritet…