Ish-komandanti i UÇK-së, Gërvallës: Vendimi për Koshtanjevën duhet të anulohet
Ish-komandanti i UÇK-së, biznesmeni i cili tani jeton dhe vepron në Gjermani, Gani Nuha, i ka reaguar ministres Donika Gërvalla për shkarkimin e Konsullit të Përgjithshëm në Dyseldorf, Arjan Kashtanjeva.
Nuha ka thënë se minstrja Gërvalla duhet urgjentisht të anuloj vendimin e saj, ose do të ballafaqohet me protesta të mërgatës.
Reagimi i plotë i Gani Nuhës:
Reagim kundër largimit të Konsullit të Përgjithshëm të Kosovës në Dyseldorf, Arjan Kashtanjeva
Përshëndetje qytetarë shqiptar në Republiken gjermane, NRW.
Para së gjithash unë personalisht dhe familja ime e madhe, të gjithë shqiptarët që njoh e punoj prej 30 vjetësh janë tronditur nga largimi parakohe i Konsullit tonë, Arjan Kashtanjeva. Ne jemi dëshmitar okularë se çfarë pune ka bërë Konsulli i Kosovës ne Dyseldorf.
Ne jemi deshmitarë se mbi te gjitha, ai i ka bërë bashkë gjithe shqiptarët, i ka bërë bashk Shoqatat e Klubet kulturore, Shkollë Shqipe dhe klubin e Futbollit. Pra çdo gjë që është shqiptare. Kush ta jep këtë të drejtë zonja Ministre e Jashtme, të heqësh parakohe një diplomat kaq të suksesshem në shërbimin e tij diplomatik për Kosovë?
A nuk ishte Konsullata e Dyseldorfit ma e sukseshmja në kohën e pandemisë dhe gjithë duke punuar pa ndërprerje në misionin e saj diplomatik? Pse duhet ta ndërroni këtë personalitet në vrullin e punës e në majën e suksesit?
Kudo ka perjashtime, kur vjen në pyetje interesi i Shtetit dhe Diaspores. Pse duhet thjesht për teket e politikës t’i shfryni inatet edhe në Dyseldorfin historik që kontriboi në të gjitha kohërat deri sot.
Pse duhet ta turpëroni vehten në Dyseldorfin ku kontriboi edhe Heroi ynë, Jusuf Gërvalla. Pse ju politikanë shqiptarë, sa herë vini në pushtet duhet të hakmerreni kunder njerëzve diplomatë që me hamendje dyshoni se ju përkasin partive të tjera. Vendimi për Arjan Koshtanjevën është i gabuar dhe duhet urgjent të anulohet. Dyseldorfi ka treguar gjithmonë maturi dhe aftësi edhe me u organizu për të protestu.
Mos na detyroni ta bejme edhe këtë, ju lutem. Lërini njerëzit të punojnë dhe mos i ngjyrosni me partitë politike, kur juve ju intereson. Arjani dhe shumë të tjerë nuk janë të tillë. Konsulli ynë Kashtanjeva ka punuar me korrektesë, përkushtim dhe sinqeritet. Të paktën lëreni të punojë deri në fund të mandatit. Me Respekt Gani Nuha