Ish-komandanti i UÇK-së, Musa Dervishaj: Ja kemi borxh “Çelikut”, prandaj e pritëm si i ka hije në Runik

10 shkurt 2021 | 11:22

Kryetari i Nisma’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj mbrëmë është pritur ngrohtësisht nga banorët e Runikut të Skenderajt.

Ish-komandanti i UÇK-së, Musa Dervishaj me bashkëfshatarë kanë organizuar pritje “Çelikut” duke i ofruar përkrahje të madhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Dervishaj që dikur ishte pjesë e AKR-së dhe kishte marrë rreth 1 500 vota në Skenderaj, ka dalë haptas në përkrahje të frymës “me çlirimtarët”.

“Është nderë të respektohen e turp të injorohen ÇLIRIMTARËT! I plagosur në luftën që po na e shajnë sot, së bashku me shumë shokë për të arritur në spitalin ushtarak të Tiranës kaluam përmes njësiteve të Komandant “ÇELIKUT””, ka shkruar Musa Dervishaj në profilin e tij në “Facebook”.

Ai thotë se një argat ia kishim borxh Fatmir Limajt prandaj e pritëm ashtu si na ka hije në Runik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar planin për rimëkëmbje të…