Ish-komandanti i UÇK-së nesër del para Gjykatës Speciale
27 shtator 2020
| 13:10
Agim Çeku, ish-komandant i përgjithshëm i UÇK-së, do të dalë nesër ( e hënë) para Gjykatës Speciale.
Shkuarjen e tij e ka konfirmuar avokati kosovar i ish-kryeministrit Çeku, Artan Qerkini.
Çeku do të përgjigjet në pyetjet e prokurorëve të Speciales për periudhën e luftës dhe pasluftës dhe krimet që kanë ndodhur në atë kohë.