Ish-kongresisti amerikan bën homazhe në Kompleksin Memorial ‘Adem Jashari’

01 prill 2019 | 15:32

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, i shoqëruar edhe nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, kanë pritur të hënën në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, ish-kongresistin amerikan, Jerry Weller.

Ish-kongresisti ka bërë homazhe te varri i komandantit Legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari dhe të rënëve tjerë të në kompleks.

Më pas, ata kanë vizituar edhe hapësirat e kullës së rezistencës të familjes Jashari, ku ciceroni zyrtar i ka rrëfyer Wellerit luftën e 5, 6 dhe 7 marsit të vitit 1998.

Para se të largohej nga Prekazi, ish-kongresisti ka vizituar edhe Muzeun në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, ku kryetari Bekim Jashari i ka dhuruar mikut amerikan një libër historie për luftën e Jasharëve, në gjuhën angleze.

/Epoka e re/

Image may contain: one or more people, people standing, sky and outdoorImage may contain: sky and outdoorImage may contain: one or more people, people standing, sky and outdoorImage may contain: one or more people and people sittingImage may contain: 6 people, people standing and suit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, me bashkëpunëtorë ka…