Ish-kongresisti amerikan, Tony P. Hall i shpreh ngushëllime ish-presidentit Thaçi

19 mars 2025 | 16:24

Ambasadori dhe ish-kongresisti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tony P. Hall, i ka shprehur ngushëllime ish-presidentit Hashim Thaçi, pas ndarjes nga jeta të babait të tij.

Në mesazhin e tij, ambasadori Hall e ka cilësuar babain e presidentit Thaçi si një njeri të nderuar dhe patriot. Ai ka kujtuar vizitën e tij në shtëpinë e familjes Thaçi në Kosovë disa muaj më parë, ku kishte pasur rastin të njihte nga afër përkushtimin dhe dashurinë e tij për familjen.

“Ji i fortë dhe trim – mos u dekurajo. Zoti, Perëndia yt, do të jetë me ty kudo që të shkosh”, ka shkruar Hall.

Ish-presidenti Hashim Thaçi nuk ka mundur të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij, pasi Gjykata Speciale nuk e ka lejuar të udhëtojë drejt Kosovës.

No description available.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi jemi në muajin e shenjtë të Ramazanit, është koha…