Ish-konkurrentja e “Për’puthen” habit me deklaratën: Dua të bëhem nënë pa baba, jam duke…
Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ina Kollcaku, është një nga personazhet më të drejtpërdrejtë të ekranit shqiptar. Ajo merr gjithë vëmendjen e fansave me pozat në rrjetet sociale si dhe me deklaratat që bën në intervista.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi, ku ka zbuluar se kjo verë e ka gjetur të dashuruar.
“Unë jam gjithmonë e dashuruar Tani jetoj në jug. Do vazhdojë vera, besoj që të jem e dashuruar në Livadh”, tha ajo.
Gjithashtu Ina i ka lënë të gjithë pa fjalë me deklaratën që ka bërë teksa ishte e ftuar në emisionin “Ora Verore”. Kollcaku u shpreh se do që të bëhet nënë pa baba, duke nënvizuar se ndihet gati biologjikisht.
E pyetur se kur mund të ndodhë kjo, Ina tha: “Biologjikisht jam duke e ndjerë gjithmonë dhe më shumë. Ta premtoj ekskluzive”.