Ish-konkurrentja e “Për’puthen” sqaron fansat: Ku qenka ai burrë që…

06 qershor 2021 | 13:47

Ish-konkurrentja e “Për’puthen”, Ledjana Prenga, ka folur për herë të parë pas ndarjes me Mevlan Shaba. Ajo së fundmi ishte e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku gjithashtu foli edhe për temat për të cilat është përfolur shumë.

Që në fillim, por edhe para se Ledjana të largohej nga programi, u tha se ajo ishte e martuar dhe se partneri i saj jetonte jashtë. Madje u përfol se partneri i Ledjanës ishte në burg.

“Ku ka zë nuk është pa gjë! Është thënë që je e martuar në Belgjikë ke dhe fëmijë, nuk besoj se njerëzit shpikin kot si qëndron e vërteta?”, ishte pyetje që i bëri moderatorja e programit.

“Jam kurioze për faktin që kanë 5 muaj që e përmendin këtë pjesë, po ku qenka ai burrë që s’po del? Se edhe nën dhe të ishte do ngrihej e të thoshte: Jam burri Ledjanës. Unë jam ai fatlumi ose fatkeqi. Nuk kam qenë asnjëherë e fejuar ose e martuar në Belgjikë”, sqaroi ish-konkurrentja e “Për’puthen”.

E martuar në Belgjikë? Ish-konkurrentja sqaron fansat: Ku qenka ai

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu ka…