Ish-koordinatori i GUXO-s: Edhe dy deputetë tjerë janë në biseda për të kaluar në LDK

07 shtator 2022 | 21:23

Ish-koordinatori i partisë Guxo në Ferizaj, Valton Dërguti ka deklaruar se përveç deputetës Doarsa Kica që është larguar nga ky subjekt, edhe dy deputetë të tjerë, Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa kanë diskutuar me strukturat e LDK-së në Ferizaj që të kthehen në këtë parti, raporton Gazeta10.

Dërguti në Info10 tha se dy deputetët kanë pasur një kushtë për LDK-në për të udhëheqhur me këto struktura në Ferizaj, mirëpo që ky subjekt politik nuk e ka pranuar një gjë të tillë.

‘Nuk do të jetë vetëm Doarsa Kica që është larguar nga partia Guxo. Edhe të tjerët po shohin mundësitë për tu larguar. Ata janë në biseda për tu larguar dhe ndoshta po e presin momentin e duhur. Sipas informacioneve që kam, kohëve teë fundit me strukturat e LDK-së në Ferizaj, dy deputetët e partisë Guxo kanë negociaur për tu larguar, ata janë Burim Karameta dhe Ekrem Mustafa që të kthehen në LDK. Por, kushti i madh i tyre ishte të kthehen si udhëheqësh të LDK-së në Ferizaj, dhe kjo parti nuk ua ka ofruar atë mundësi”, tha Dërguti në Info10.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci dhe ministrja e Punëve të…