Ish-krerët e UÇK-së deklarohen të pafajshëm
03 prill 2023
| 10:20
Në Dhomat e Specializuara në Hagë ka nisur seanca e parë gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Prokurori i Specializuar do të ketë maksimum pesë orë kohë për të mbrojtur rastin.
Gjykatësi ka kërkuar nga të pandehurit që të deklarohen sërish për aktakuzën e plotësuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Hashim Thaçi tha se është plotësisht i pafajshëm. “Jam plotësisht i pafajshëm”, ka thënë Thaçi.
Edhe Kadri Veseli u deklarua “tërësisht i pafajshëm”.
Selimi u shpreh se “jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”.
Ndërkaq, Krasniqi tha se nuk ka “asnjë lidhje me pikat e aktakuzës”.
“Nuk mbaj asnjë përgjegjësi për të cilën flet aktakuza”, theksoi ai.