Ish-kreu i OFAC: Sanksionet do të ishin më efektive nëse BE-ja do t’iu bashkohej
Sanksionet janë të fuqishme kur Shtetet e Bashkuara i vendosin vetë, por ato bëhen edhe më të fuqishme kur iu bashkohen të tjerët, sikurse Bashkimi Evropian apo Mbretëria e Bashkuar.
Kështu tha në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, John Smith, ish-drejtor i Zyrës për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC) të Departamentit amerikan të Thesarit, kur ka komentuar sanksionet e fundit të vendosura nga ky institucion ndaj zyrtarëve në entitetin e Republikës Sërpska.
Smith ka punuar në OFAC për më shumë se 11 vjet dhe nga shkurti i viti 2015 deri në prill të vitit 2018 ka mbajtur postin e drejtorit.
Ai aktualisht gjendet në Uashington dhe është një nga avokatët kryesorë për çështjet e sigurisë në firmën ligjore “Morrison & Foerster”.
Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU