Ish-kreu i Partisë Popullore të Spanjës qëllohet me armë zjarri në qendër të Madridit
09 nëntor 2023
| 20:53
Ish-kreu i Partisë Popullore të Spanjës në rajonin e Katalonjës është qëlluar me armë zjarri.
Alejo Vidal-Quadras, 78-vjeç u qëllua në zonën e njohur të Salamanca në qendër të Madridit. Mediat e huaja shkruajnë se është dërguar menjëherë në spital. Agjencia spanjolle e lajmeve EFE raportoi se policia ishte në kërkim të një motoçiklisti që mbante një helmetë të zezë, pasi dyshohet se është autor i ngjarjes.
Sakaq zona është rrethuar nga policia dhe po bëhen kontrolle për të zbuluar kush qëndron pas ngjarjes.