Ish-kryeadministratori ka shkruar libër për Kosovën

10 maj 2020 | 11:22

Ish-kryeadministratori ka shkruar libër për Kosovën. Në të ai flet edhe për raportet me ish-presidentin Fatmir Sejdiu. Kur në shtatorin e vitit 2008, gjermani Joachim Reucket mori pozitën e kryeadministratorit në Kosovë, deklaratën e parë që pati dhënë është se s’ka ndarje të shtetit të Kosovës. Të njëjtin qëndrim e kishte shprehur kur kishte përfunduar mandatin pas shpalljes së pavarësisë.

Tri vjet më vonë gjermani ka publikuar një libër të kujtimeve, ku shkruan edhe për personalitetet në Kosovë. Në librin “Standards and status”, Reucker shkruan se liderët e Kosovës, pavarësisht prej dallimeve që kishin, në dialogun me Serbinë ishin të bashkuar.

“Në fakt, përgjatë gjithë përgatitjeve, marrëdhëniet në mes të liderëve shqiptarë ishin të mbushura me tensione. Megjithatë, tensionet eventualisht do të përmbaheshin dhe ata do të flisnin me të njëjtën gjuhë kur ballafaqoheshin me Beogradin”, shkruan ai në faqen 48 të librit.

Aty i përshkruan edhe raportet me ish-presidentin Fatmir Sejdiu, i cili kishte marrë pozitën e shefit të shtetit pasi vdekjes së Ibrahim Rugovës.

“Shkurt, pas fillimit të përgatitjeve, në janar të vitit 2006 Rugova vdiq dhe me një tranzicion të lehtë Fatmir Sejdiu do të bëhej president i Kosovës. Një profesor i Juridikut në Universitetin e Prishtinës, Sejdiu do të vazhdonte ta mbante pozitën përgjatë mandatit tim në Kosovë. Pozicioni i tij si kryetari i ri i LDK-së, duke përcjellë Rugovën, do të ‘ngrihej’, në sensin që ‘nuk do të ushtrohej’ pasi që Korniza Kushtetuese kërkonte që presidenti mos të ushtronte një pozicion të tillë”, ka shkruar Reucker.

Sipas tij, Fatmir Sejdiu ishte e kundërta e politikanit klishe të Ballkanit.

“Nuk ishte e vështirë të zhvilloja një marrëdhënie solide profesionale dhe personale me presidentin Sejdiu. Ai është një person shumë i pëlqyeshëm, modest, me këmbë në tokë, me një të folur të butë, me një intelekt të mprehtë dhe një sens të mirë të humorit. Me fjalë të tjera, ai është e kundërta e politikanit klishe të Ballkanit. Pa u vonuar shumë, ne e kuptuam njëri-tjetrin, gjithashtu në rolet tona të ndryshme”, ka shtuar ai.

Fatmir Sejdiu ishte president i Parë i Kosovës pas pavarësisë. Shef i shtetit ishte bërë pas vdekjes së Ibrahim Rugovës. Kishte mbajtur pozitat më të larta në LDK, përfshirë edhe pozitën e kryetrarit dhe sekretarit të përgjithshëm.

Reucker ishte përfaqësues special i sekretarit të Kombeve të Bashkuara, pozitë kjo e përcaktuar në Rezolutën 12/44, me të cilën i ishte dhënë fund luftës në Kosovë, e cila kishte kaluar në administrim ndërkombëtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Covid Party” për të infektuar dhe për të zhvilluar antitrupat.…