Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro dënohet me 2 vjet e 20 ditë burgim

13 mars 2025 | 15:23

Ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro, dënohet me 2 vjet e 20 ditë burgim, raporton “A2 CNN”.

Goro është shpallur fajtor për “shpërdorim detyre” dhe “fshehje e mosdeklarim pasurie”.

Fajtorë janë shpallur edhe të pandehurit e tjerë në këtë çështje.

Vezir Gjikola është dënuar 2 vjet burgim, por me gjykim të shkurtuar 1 vjet e 4 muaj. Ndërsa Jerasimo Basho është dënuar me 3 vjet, por me gjykim të shkurtuar dënimi është ulur në 2 vjet burgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Uk Lushi, ish-epror i UÇK-së është shprehur i zhgënjyer me…