Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, demokrati Bardh Spahia, paraqitet në SPAK
02 tetor 2024
| 10:30
Mes tyre ishte edhe emri i Spahisë, por ende nuk dihet nëse ai është thirrur në lidhje me këtë denoncim.
Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, këtë mëngjes të 2 tetorit u paraqit në Prokurorinë e Posaçme (SPAK).
Spahia hyri i shoqëruar në SPAK, teksa pritet të japë më shumë detaje për mediat pas përfundimit të thirrjes.
Rikujtojmë se në mars të këtij viti në SPAK u depozitua kërkesa për verifikimin dhe hetimin e shkeljeve të konsumuara nga 22 kryetarë Bashkish në zgjedhjet e 14 majit.
Mes tyre ishte edhe emri i Spahisë, por ende nuk dihet nëse ai është thirrur në lidhje me këtë denoncim.