Ish-kryeinspektori i AKI-së: Mos kaloni këto ditë nëpër Serbi
18 korrik 2024
| 13:32
Ish-kryeinspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani, ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që ta shmangin udhëtimin nëpër Serbi.
Ai ka thënë se kjo është më e sigurt.
“Shmangeni udhëtimin nëpër Serbi. Më mirë pak orë më shumë, por të sigurt. Dhe, jo vetëm këto ditë”, ka shkruar Ramadani në “Facebook”.