Ish-kryeministri Hoti udhëton për në ShBA, kjo është arsyeja
30 janar 2023
| 10:11
Ish-kryeministri Avdullah Hoti ka bërë me dije ee sot udhëton për në ShBA.
“Sot, me disa kolegë deputetë, udhëtoj për Uashington për të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit në Kongresin Amerikan -një ngjarje vjetore që mbledh politikanë nga shumë vende të botës”, ka shkruar Hoti në “Facebook”.
Ai ka treguar se gjatë tri ditëve të qëndrimit në Uashington do të takojë kongresistë e senatorë dhe miq e mbështetës të Kosovës nga ShBA-ja dhe vende të ndryshme.