Ish-kryeministri i britanik mbërrin në Poloni me donacione të Kryqit të Kuq (video)

20 mars 2022 | 14:54

Pas disa ditësh udhëtimi, ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, ka mbërritur në Poloni për të ofruar donacione për refugjatët ukrainas.

Ai e ka bërë udhëtimin prej 1 600 kilometrash, duke sjellë veshje, shtretër, pelena dhe komplete të ndihmës së parë të mbledhura nga projekti ushqimor i Oxfordshire, Chippy Larder.

Në një video në llogarinë e vet në “Twitter”, ai shihet duke qëndruar në një depo të Kryqit të Kuq ku janë dorëzuar mallrat e dhuruara, raporton “BBC”.

“Është shumë ftohtë dhe ne jemi shumë të dëshpëruar, por gjithsesi ishte mirë të bëmë udhëtimin dhe mirë të dimë se ne po përpiqemi të bëjmë diçka për refugjatët që po vuajnë kaq shumë”.

“Unë vozita për një pjesë të rrugës dhe udhëtimi kishte ecur pa probleme, përveç një gome të shfryrë që mori shumë kohë për t’u ndërruar”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetë milionë persona – mbi çereku i popullsisë – tashmë…