Ish-kryeministri i Italisë uron Kosovën për ditën e çlirimit
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, ka uruar Kosovën për 21-vjetorin e çlirimit.
Ai ka thënë se është momenti që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian, duke shtuar se për këtë duhet guxim.
“Mbaj mend angazhimin e Rugovës të cilin kam nderin të them që isha shoku i tij. Kosova po bën ecjen kaluese, tani më është shtet i pavarur, i njohur nga shumë shtete dhe i mbështetur nga shumë shtete që i takojnë Perëndimit. Ndër këto edhe Italia që ishte ndër të parat që njohu pavarësinë e Kosovës”.
“Është ecje e rëndësishme por ende ka shumë rrugë për t’u bërë. Është momenti për persona të guximshëm, të punojnë sepse në rajonin e Ballkanit Perëndimor mund të lihen prapa shpine inatet, konfliktet që në mënyrë të dhimbshme kanë regjistruar historinë”, ka thënë D’Alema në mesazhin e tij që u përcoll në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.