![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/03/Berluskoni-719x450.jpg)
Ish-kryeministri italian shtrihet në spital
07 prill 2021
| 16:43
Ish-kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi ka qenë në spital që prej ditës së martë, kanë konfirmuar për Reuters dy burime nga partia e tij Forza Italia.
Sipas kësaj agjencie, 84-vjeçari shkoi në spitalin San Raffaele në Milano për të bërë kontrollet dhe analizat pas infektimit me koronavirusin Covid-19, sëmundje që e kaloi shtatorin që lamë pas.
Kjo është hera e dytë që Berlusconi shkon në spital për të bërë kontrollet rutinë dhe për të monitoruar shëndetin e tij. Kujtojmë se në vitin 2016, ish-kryeministri italian iu nënshtrua një operacioni në zemër, si dhe fitoi betejën me kancerin e prostatës.