Ish-kryeministri italian: Si mund të jetë Shqipëria vend i sigurt për emigrantët kur tërheqin zvarrë ish-presidentin e tyre
Ish-kryeministri Italian, Matteo Renzi ka risjellë në vëmendje çështjen e migrantëve dhe marrëveshjen Rama-Meloni, për t’i transferuar ata në Shqipëri dhe tentativat e pasardhëses së tij që të hedhë poshtë vendimin e gjykatës së Romës përmes një dekreti ligjor.
Gjatë një interviste për televizioni La7, në Itali, Renzi thotë se Shqipëria nuk është një vend i sigurt, siç pretendon kryeministrja Giorgia Meloni, teksa iu referua pamjeve të arrestimit të ish-presidentet të Shqipërisë, Ilir Meta.
Vetë ish-kryeministri Italian, Mateo Renzi e pranon se përmes këtyre pamjeve, autoritetet shqiptare kanë dy standarde, sa i përket sigurisë dhe respektimit të të drejtave të njeriut.
“Ne e dimë që autoritetet shqiptare kanë standarde të ndryshme. Ju e patë në Shqipëri, se çfarë ndodhi me arrestimin e ish-presidentit të Shqipërisë. Ju i patë pamjet se si e nxirrnin në mënyrë tiranë nga makina ish-Presidentin e Republikës. Emigrantët bengalezë ndoshta mund t’i shohin këto pamje, imagjinojnë këtë dhe se çfarë mund të ndodhë me ta”.
Sipas Renzit është e pamundur që miliona euro të taksapaguesve italianë të shkojnë dëm, në një kohë kur ato fare mirë mund të adresoheshin për problematikat në fusha të ndryshme të jetës socio-ekonomike atje.