Ish-kryeministri italian viziton familjen Rugova
06 qershor 2018
| 11:15
Ish-kryeministri i Italisë, Massimo D’Alema, në kuadër të vizitës dyditore në Kosovë ka vizituar familjen e ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Në kuadër të kësaj vizite, D’Alema është takuar edhe me presidentin Hashim Thaçi, kryeministrin Ramush Haradinaj si dhe ka qenë mysafirë për iftar në familjen Pacolli.
D’Alema njihet edhe për rreshtimin e Italisë, anëtare e NATO-s, në favor të ndërhyrjes së armatosur në mbrojtje të Kosovës, duke vënë në dispozicion bazat ajrore të Italisë.
D’Aelma po qëndron për vizitë në Kosovë me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli.