Ish-kryeministri maqedonas dënohet me 18 muaj burgim
Gruevski dhe Janakieski shpallen fajtorë për rastin “Shuplakat”. Gruevski dënohet me një vjet e gjysmë burg, derisa ish ministri Mile Janakieski dënohet më një vjet bu rg me kusht, në rast se në katër vitet e ardhshme nuk e përsërit veprën.
Për veprën e njëjtë dënohen me kusht edhe Aleksandar Trajkovski, Darko Stojqevski, Daniell Trifunovski. Të lartpërmendurit dënohen më 9 muaj me kusht në rast se në tre vitet e ardhshme nuk do ta përsërisin veprën e njëjtë.
Ndërsa me 6 muaj burgim me kusht, në rast se brenda 2 viteve nuk e përsërisin veprën e njëjtë dënohen Trajçe Petkovski, Igor Boshkovski.
Katër të fundit kanë rrënuar rrethojën e Komunës dhe kanë filluar të gjuajnë me lëndë të forta në drejtim të sallës ku zhvillohej mbledhja e Këshillit Komunal.
Është thyer edhe dera e hyrjes e barakës ku ka qenë e vendosur salla ku është zhvilluar mbledhja e Këshillit.