Ish-kryeministri me familje ngjitet në majën e Shalës së Bajgorës
16 shkurt 2020
| 16:06
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka vendosur që ditën e sotme ta kalojë duke shijuar bukuritë natyrore të Kosovës.
Ai bashkë me bashkëshorten, Anitën, dhe fëmijët e tij janë ngjitur në majën e Shalës së Bajgorës.
“Sot, ngjitëm Majën e Mprehtë në Shalë të Bajgorës. Falemnderit për mikpritjen Bekim Shyti”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.