Ish-kryeministri Mustafa: Vetëmenaxhimi është më shumë sesa Asociacion
22 maj 2023
| 23:26
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Musatafa, ka komentuar deklaratën e kryeministrit aktual të vendit, Albin Kurti, i cili ka thënë se “Zajednica është e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës”.
Në një intervistë për RTV Dukagjini, të transmetuar në emisionin “Debat Plus”, Mustafa ka thënë se Kurti po themelon diçka edhe më të keqe sesa ai Asociacion që është paraparë në marrëveshjen e vitit 2013.
Sipas tij, vetëmenaxhimi është më shumë sesa Asociacion.
“Nuk do të doja por frikësohem që Kurti po themelon diçka edhe më të keqe sesa ai Asociacion që është paraparë në marrëveshjen e vitit 2013, sepse kjo me vetëmenaxhim është më shumë sesa Asociacion”, ka thënë Mustafa.