Ish-kryeministri pakistanez arrestohet për korrupsion
Agjencia antikorrupsion e Pakistanit ka njoftuar se ka arrestuar ish-kryeministrin, Shahid Khaqan Abbasi, nën akuzat për korrupsion.
Zyrtarët kanë thënë se kanë ndaluar automjetin në të cilin ishte Abbasi në qytetin lindor Lahore dhe e kanë arrestuar atë.
Autoritetet atje janë duke hetuar rolin e Abbasit në dhënien e një kontrate një kompanie të gazit natyror në Katar, në të cilën Abbasi ishte një aksionar. Ai i ka mohuar akuzat.
Abbasi ka shërbyer si kryeministër për gati një vit, pasi paraardhësi i tij, Nawaz Sharif ishte larguar nga pozita pas një vendimi të Gjykatës Supreme që ndërlidhjet me akuzat për korrupsion në vitin 2017.
Sharif dhe vajza e tij Merjemja janë dënuar me 10 vjet, përkatësisht me shtatë vjet burgim, për shkak të blerjes së apartamenteve luksoze në Londër gjatë viteve të 90-ta.
Mejremja është liruar me kusht, pasi dënimi i saj ishte pezulluar.
Në qershor, Agjencia antikorrupsion e Pakistanit ka arrestuar ish-presidentin Asif Ali Zardari për akuza korrupsioni.