Ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burgim
06 korrik 2018
| 14:48
Gjykata kundër korrupsionit në Pakistan ka dënuar ish-kryeministrin pakistanez, Nawaz Sharif me 10 vjet burgim për blerjen e banesave luksoze në Londër.
Lajmin e ka bërë me dije avokati i prokurorisë, Sardar Muzaffar Abbas.
Po ashtu Abbas ka thënë se gjykata ka urdhëruar që pronat të konfiskohen.
Sharif, 67-vjeçar është larguar nga posti i kryeministrit derisa Gjykata Supreme i ka ndaluar përjetësisht angazhimin politik në një vendim të vitit 2017, për shkak të mosdeklarimit të pasurisë.
Vajza e tij, Maryam, e cila është duke garuar për një ulëse në