Ish-kryeministri pakistanez dënohet me 10 vjet burgim
Një gjykatë në Pakistan ka dënuar ish-kryeministrin Imran Khan dhe Shah Mahmood Qureshi, një prej zyrtarëve të lartë të partisë së tij, Pakistan Tehrik-e Insaf (PTI), me dhjetë vjet burgim secilin, pasi ata u gjetën fajtorë për zbulim të sekreteve shtetërore.
Gjykatësi i Gjykatës Speciale, Abul Hasnat Zulqarnain, bëri të ditur vendimin më 30 janar në një seancë të mbajtur brenda burgut Adiala.
Khan, i cili u rrëzua nga pushteti përmes një mocioni mosbesimi në Parlament në prill të vitit 2022, aktualisht është duke vuajtur një dëmin prej tre vjetësh burgim për një rast korrupsioni.
Khanit veçse i është ndaluar që të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të caktuara për 8 shkurt, për shkak të një dënimi paraprak.
Partia PTI tha se do të sfidojë vendimin dhe tha se ka shpresë që dënimi do të anulohet.
“Ne nuk e pranojmë këtë vendim të jashtëligjshëm”, tha avokati i Khanit, Naeem Panjutha, përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.
Dënimi i fundit vjen pasi Khan kishte zbuluar një dokument konfidencial diplomatik gjatë një tubimi publik, pas rrëzimit të tij nga pushteti më 2022.