Ish-kryeministri rus: Putini është i çmendur pas Krimesë, s’e ka seriozisht për paqen me Ukrainën

18 mars 2022 | 16:21

Ish-kryeministri rus, Mikhail Kasyanov, tha se nuk beson se presidenti rus, Vladimir Putin të jetë serioz në lidhje me bisedimet për paqe me Ukrainë.

“Nuk ka gjasa që Putin të ofrojë zgjidhje për konfliktin, që do të jetë në interes për popullin ukrainas”, tha Mikhail.

Përtej premtimit të neutralitetit, që do të thotë se Ukraina nuk do të bëjë kërkesë për të qenë pjesë e NATO-s ose BE-së, Kasyanov beson se Putini do të insistojë në “njohjen zyrtare” të Krimesë pjesë e Rusisë.

“Kjo është absolutisht thelbësore, zoti Putin është i çmendur për Krimenë,” i tha ai për BBC World News. Kasyanov, i cili ishte kryeministër në periudhën 2000-2004 – tha se Putini dhe aleatët e tij më të afërt politikë dihen “nervozë” për shtrirjen e sanksioneve “shkatërruese” ekonomike të vendosura nga Perëndimi, duke sugjeruar se lideri rus “nuk priste që sanksionet të ishin kaq të ashpra”.

“Unë mendoj se ai do të vazhdojë të shtypë dhe të rrisë pushtimin,” tha Kasyanov, duke shtuar se ishte ” i shqetësuar… se diçka e tmerrshme mund të ndodhë në fushën e betejës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ngjarjet e fundit rreth Kanye West i kanë shtyrë kritikët…