Ish-kryeministri shqiptar publikon një video: Rusia po e sulmon Ukrainën që flet shqip
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka alarmuar se në Ukrainë po sulmohet “një pjesë e historisë së shqiptarëve” nga forcat ruse.
Majko ka shkruar se pjesa e Ukrainës e cila gjithashtu po sulmohet nga forcat e regjimit të Vladimir Putinit është “Ukraina që flet shqip”.
“Ushtria ruse po sulmon qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet një pjesë e historisë së shqiptarëve… Është Ukraina që flet shqip! Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave”, ka shkruar Majko në llogarinë e vet në “Twitter”, duke publikuar një video të sulmeve ruse në këtë pjesë të Ukrainës.
Odesa është qyteti i tretë më i populluar në Ukrainë dhe një nga qendrat kryesore turistike, port detar dhe qendër transporti e vendosur në jugperëndim të vendit, në bregun veriperëndimor të Detit të Zi.
Ushtria Ruse po sulmon qytetin e Odesës! Kërkoni në Google… fjalët “Arnaut, Odesa” dhe do ta kuptoni se po sulmohet një pjesë e historisë së shqiptarëve.
…Eshtë Ukraina që flet shqip!
Mospëlqimi i frikacakëve është lavdia e trimave.https://t.co/5CMDV7zTzS— Pandeli Majko (@PandeliMajko) March 2, 2022