Ish-kryeministri turk kritikon partinë e Erdoganit për humbjen e zgjedhjeve lokale
Ish-kryeministri dhe aleati i ngushtë i presidentit Rexhep Taip Erdogan, Ahmet Davutoglu, ka kritikuar ashpër Partinë në pushtet AK, të hënën, duke fajësuar ndryshimet e politikave dhe një aleancë me nacionalistët, për ecurinë e saj të dobët në zgjedhjet lokale të Turqisë muajin e kaluar.
Në sfidën e tij të parë të madhe publike ndaj Erdoganit, që kur u largua nga zyra tre vjet më parë, Ahmet Davutoglu, një anëtar i AKP-së, përplas politikat ekonomike të partisë, kufizimet e medias dhe dëmet që ai tha se i kishte bërë ndarjes së pushteteve dhe institucioneve të Turqisë.
Davutoglu, një figurë e profilit të lartë në parti, ka shërbyer si kryeministër midis viteve 2014 dhe 2016, përpara se të shkarkohet nga Erdogani, i cili ka drejtuar Turqinë me AKP-në e tij për 16 vjet.
“Rezultatet e zgjedhjeve tregojnë se politika e aleancës ka shkaktuar dëm për partinë tonë, si në aspektin e niveleve të votuesve, ashtu edhe identitetit të partisë”, ka thënë Davutoglu në një deklaratë prej 15 faqesh.