Ish-kryeshefi i PTK-së: Mburrja e kryeministrit me Telekomin e Kosovës është qesharake

30 mars 2023 | 14:04

Ish-kryeshefi i PTK-së, Shyqyri Haxha, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, i cili një ditë më parë është krenuar me këtë kompani publike.

Në profilin e tij në “Facebook”, Haxha ka vlerësuar se mburrja e kryeministrit me Telekomin e Kosovës është qesharake.

“Mburrja me Telekomin e Kosovës nga kryeministri Kurti është qesharake. Nuk mund të mburresh me një kompani apo menaxhment steril që ke vendosur vet dhe si qeveri i ke ndarë me dhjetëra miliona, keni larguar punëtorë nga puna, si dhe kualiteti i shërbimit është për t’u dëshiruar. Shikoni sa miliona i ka jep qeveria Kurti Telekomit, ka larguar mbi 300 punëtorë, kryesisht punëtorë vital. Me mbajt ‘gjallë’ kompaninë me pare të shtetit, me largu nga puna dhe për t’u mburrur?
Sipas tij, qeveria duhej të krenohej me këtë kompani nëse do t’i jepte dividend shtetit. “Duhet të mburresh kur një kompani ia jap qeverisë dividend me qindra miliona, kur punëson njerëz dhe kur kualiteti i shërbimit është në nivel. Kjo kompani i ka jep mbi 400 milionë euro shtetit të Kosovës dhe ka punësuar mbi 1200 punëtorë, dhe shërbimet kanë qenë më të mirat në rajon në vitin 2009-2011”, ka theksuar Haxha.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndërsa Brad Pitt dhe Angelina Jolie vazhdojnë procesin e tyre…